Please enter at least 3 characters.

Leart Paqarada e nis për mrekulli edicionin e ri në Bundesliga 2, gol dhe asistim brenda 45 minutave të parë

2022/07/GetPaidStock.com-62d2a88a883a9.jpg
568:"Fussball I Herren I 2.Bundesliga l FC St. Pauli - 1.FC Nuernberg I 01.Spieltag I Saison 2022-2023 I St. Pauli I 13.07.2022 I St. Pauli Torjubel zum 2:0 v.l. Torschuetze ist Paqarada Leart St.Pauli , Daschner Lukas St.Pauli , Sportplatz : Millerntor Stadion, St.Pauli Hamburg Deutschland *** Football I Men I 2 Bundesliga l FC St Pauli 1 FC Nuernberg I 01 Matchday I Season 2022 2023 I St Pauli I 13 07 2022 I St Pauli Goal celebration to 2 0 v l Goal scorer is Paqarada Leart St Pauli , Daschner Lukas St Pauli , Sportplatz Millerntor Stadion, St Pauli Hamburg Germany
17:"IMAGO/KBS-Picture

Sezoni i ri, por Leart Paqarada ai i vjetri që jep kontribut të jashtëzakonshëm për St Paulin.

Mbrojtësi i majtë i Kosovës e ka nisur si titullar sezonin e ri me St Paulin dhe me shiritin e kapitenit në krah.

Paqarada ka qenë fantastik në 45 minutat e para të ndeshjes mes St Paul dhe Nurenberg 3-0.

Reprezentuesi kosovar fillimisht dha një asistim në minutën e 24-të për Irvine që shënoi për 1-0.

Ndërkohë në minutën e 38-të, Paqarada e shtoi emrin në listën e realizuesve pasi shënoi nga penallti për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës vendase.

St Pauli shkoi në pushim mes dy pjesëve me tre gola diferencë, pasi po udhëheq 3-0 përballë Nurnbergut në xhiron e parë të Bundesliga 2.

Në bankë për klubin gjerman ndodhet edhe Betim Fazliji që dje kompletoi transferimin te St Pauli. /Telegrafi/