Please enter at least 3 characters.

LD apel deri te qytetarët për ndihmë për familjet e goditura nga moti i ligë

2016/07/LD-parti-poltike-1.jpg

Lidhja Demokratike (LD) shpreh keqardhje dhe ngushëllim të thellë deri te familjet e të pësuarve në vërshimet e mbrëmshme, ndërsa të lënduarve, siç kumtohet nga kjo parti, u dëshiron shërim të shpejtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LD u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi, t'u ndihmojnë familjeve të cilët pësuan pasoja të mëdha nga reshjet e dendura të shiut.

Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të Maqedonis, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë raportohen të zhdukur. /Telegrafi/