Please enter at least 3 characters.

Largohet nga shtëpia një person në Prizren

2019/09/zhdukje.jpg

Një person ka raportuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia më datë 30 maj rreth orës 23:00 në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, raportimi është bërë të premten, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar me 04.06.2021 ka raportuar se, vëllai i tij-mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia me datën e cekur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/