Please enter at least 3 characters.

Largohen shumica e ushtarëve dhe automjeteve të karabinierëve nga Ura e Ibrit

2024/08/Ura-e-Ibrit-7.jpg

E plotësuar: Për shkak të një trajnimi sot në orët e mëngjesit janë parë forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit, saktësisht të karabinierëve.

E në orët e pasdites, gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti raporton se pjesa më e madhe e ushtarëve dhe automjeteve të tyre janë larguar nga Ura e Ibrit, ndërkaq aktualisht ndodhen dy autoblinda dhe dy automjete të karabinierëve.

Forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit për shkak të një trajnimiSot në orët e mëngjesit janë para forca të shtuara të KFOR-it mbi lumin e Ibrit, por që shtimi i forcave ka të bëjë me mbajtjen e një trajnimi.

Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti ju sjell fotografi nga Ura e Ibrit, gjersa nga KFOR-i i kanë thënë se shtimi i forcave ka të bëjë me mbajtjen e një trajnimi.

Ndryshe, të premten Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në katër komunat në veri të vendit për ndërprerjen e aktiviteteve në pesë objekte që janë shfrytëzuar nga komunat ilegale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksioni është realizuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë. /Telegrafi/