Please enter at least 3 characters.

Largimi i Venturas pothuajse punë e kryer, gjashtë emrat më seriozë që mund ta zëvendësojë atë te Italia (Foto)

2017/11/itaa.jpg

Nuk ka arsye për tu ngutur, pasi tashmë eliminimi ka ndodhur dhe Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës.

Tashmë duhet të analizohet mirë situata pasi nuk ka më kohë për zgjedhje si ajo e Gianpiero Venturas.

Italia duhet të bëhet gati për Kupën e Kombeve që fillon në shtator të vitit 2018.

Gjithçka pritet të fillojë nga presidenti i federatës italiane të futbollit, Tavecchio.

Sipas gjitha gjasave së bashku me Venturan edhe Tavecchio do të largohet, pasi Italia mungon në një turne madhor që nga viti 1958.

Presioni është i madh dhe emrat për ta drejtuar italianë janë rreshtuar.

Tuttosport  ka bërë gati një listë prej gjashtë emrash të trajnerëve italianë që mund ta marrin në drejtim Italinë. /Telegrafi/Gigi Di Biagio

Claudio Ranieri

Roberto Mancini

Carlo Ancelotti

Antonio Conte

Massimiliano Allegri