Largimi i Ronaldos nga Juventusi e lë De Ligtin si lojtarin më të paguar në Serie A – këta janë 10 përfituesit më të mëdhenj
Manchester Unitedi pranoi t'i paguante Cristiano Ronaldos një pagë prej 654 mijë eurosh në javë kur e nënshkroi atë nga Juventusi në gusht, por si krahasohet kjo pagë me fituesit më të mëdhenj aktual në Serie A?
Ylli portugez u largua nga Torino në verë pasi shënoi 101 gola në 134 paraqitje me Bianconerët midis viteve 2018 dhe 2021.
Ronaldo pothuajse i vetëm ka rritur faturën e pagave në Old Trafford me mbi 20 për qind dhe portugezi ishte fituesi më i lartë i Juventusit dhe Serie A me një pagë prej 31 milionë euro në vit.
Ish-shoku i tij i skuadrës, Matthijs de Ligt tani është lojtari më i paguar në Torino, por gjithashtu edhe në gjithë Serien A.
Holandezi nënshkroi një marrëveshje prej 8 milionë euro në vit me Bianconerët në vitin 2018, por paga e tij mund të rritet në 12 milionë euro në vit me bonuse.
Paulo Dybala së shpejti do t'i bashkohet atij në krye të lojtarëve më të paguar të Serie A duke nënshkruar një marrëveshje të re me 8 milionë euro në vit me bonuse prej 2 milionë eurosh.
Dybala është aktualisht fituesi i tretë më i madh në Serie A me një pagë 7.3 milionë euro, pas Christian Eriksen, i cili merr 7.5 milionë euro në vit.
Ylli i Interit është jashtë fushës pasi nuk i lejohet të luajë në Serie A me një defibrilator të zemrës, të cilën e kishte implantuar pasi pësoi një atak në zemër gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë në Euro 2020 verën e kaluar. Interi po mbulon pagën e tij përmes sigurimit të FIFA-s.
Aaron Ramsey, Adrien Rabiot, Zlatan Ibrahimovic dhe Arturo Vidal marrin të gjithë 7 milionë euro në vit, të ndjekur nga Ëojciech Szczesny dhe Leonardo Bonucci me nga 6,5 milionë euro dhe Lautaro Martinez, i cili së fundi ka nënshkruar një kontratë të re prej 6 milionë euro në vit.
Lojtarët më të paguar të Serie A sipas Calcio e FinanzaMatthijs de Ligt - 8 milionë euroChristian Eriksen - 7.5 milionë euroPaulo Dybala - 7.3 milionë euroAaron Ramsey - 7 milionë euroAdrien Rabiot - 7 milionë euroZlatan Ibrahimovic - 7 milionë euroAlexis Sanchez - 7 milionë euroArturo Vidal - 6.5 milionë euroLeonardo Bonucci - 6.5 milionë euroWojciech Szczesny - 6.5 milionë euroLautaro Martinez - 6 milionë euroAlex Sandro - 6 milionë euroKalidou Koulibaly - 6 milionë euro/Telegrafi/


