Please enter at least 3 characters.

Laporta godet drejtuesit e Barcës: Mos i çoni poshtë vitet e mbetuar të Messit

2016/01/laporta-po-b-euml-het-gati-t-euml-kthehet-n-euml-krye-t-euml-barc-euml-s_hd.jpg

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka goditur sërish drejtuesit e Barcelnoës.

Laporta ka folur për Sport, duke thënë se ai ndjen se është gati për të marrë sërish drejtimin e Barcelonës.

“Më vjen keq të shoh se ata po e shkatërrojnë modelin që na bëri të mrekullueshëm. Ata nuk dinë si të transferojnë e as si të mbajnë lojtarë, ata po i çojnë poshtë pak vitet e mbetura të Lionel Messit”.

Sa i përket argjentinasit, Laporta ka thënë se ishte e pabesueshme që askush nuk e shoqëronte në fushë pas ndeshjeve të mëdha, teksa thotë se ai gjithmonë e bënte këtë. /Telegrafi/