Lansohet videoklipi i Ardian Bujupit me Mustafin protagonist (Video)
12/06/2015
Ardian Bujupi ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “Ewig”, që në shqip do të thotë “Përgjithmonë”.
Kënga është realizuar nga Bujupi në melodi, teksa dihet se për pjesën tjetër ka autorësi të Universal Studios.
Ajo që vërehet është prezenca e futbollistit shqiptar, Shkodran Mustafit, i cili luan për Gjermaninë.
Madje Mustafi është në rolin kryesor, në karakterin e një mashkulli i cili e ka humbur femrën e jetës së tij.
Pra, kjo është balada mjaft e bukur e Ardian Bujupit, e cila vjen edhe me përkthim në gjuhën angleze në tekst. /Telegrafi/


