Please enter at least 3 characters.

Lansohet programi financiar për Inovacion dhe Ndërmarrësi

2019/03/lansohet_programi_financiar_per_inovacion_dhe_ndermarresi.jpg

Sot në objektin e ri të Universitetit të Mitrovicës, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë lanson programin financiar për Inovacion dhe Ndërmarrësi për financimin e Bizneseve fillestare - “Start-up”.

Ky program i mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për sektorin privat dhe të rinjtë ka për qëllim përkrahjen e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Gjithashtu, gjatë ngjarjes të lartëcekur do të bëhet edhe Nënshkrimi i Marrëveshjes për Hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë në Mitrovicë.

Përveç Ministrit Besim Beqaj, pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe Ministri i Financave Bedri Hamza.