Please enter at least 3 characters.

LAMM: Për shkak të mjegullës, dukshmëri e ulët në disa akse rrugore

2023/02/mjegull.png

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka në rrugët në afërsi të Negotinës, Demir Kapisë, Ohrit, Saramzalinos, Dellçevës dhe në rrugën Katllanovë - Veles.

Dukshmëria, siç njoftojnë nga LAMM, është deri në 100 metra.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.