Please enter at least 3 characters.

LAMM: Deri në 30 minuta pritje në vendkalimet kufitare

lamm komunikacioni rrugë
lamm komunikacioni
lamm komunikacioni

Në pikën kufitare "Bogorodica" sot, pritet rreth 30 minuta për të dalë nga vendi, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa më të gjata.

Sipas informacioneve nga LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë të thata, megjithëse intensiteti i automjeteve është rritur në rrugët jashtë zonave urbane.

Rekomandohet shpejtësi e rregulluar, respektim i sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.