Lamine Yamal shpallet “lojtari i sezonit” në La Liga
Lamine Yamal është shpallur “Lojtari i Sezonit” në La Liga për sezonin 2025/2026, një çmim i dhënë nga LA LIGA në partneritet me EA Sport.
Barcelona e ka mbrojtur me sukses titullin e saj, duke e përfunduar sezonin me 94 pikë, një sezon në të cilin qëndrueshmëria ka qenë përsëri çelësi.
Lamine Yamal ka qenë një nga arkitektët kryesorë të statistikave mbresëlënëse të arritura nga skuadra katalunase dhe kjo i është shpërblyer.
Ylli spanjoll është shpallur si lojtari më i mirë i sezonit 2025/26 në La Liga.
A WONDERKID! 🪄@FCBarcelona star, Lamine Yamal wins #LALIGAEASPORTS 𝐏𝐋𝐀𝐘𝐄𝐑 𝐎𝐅 𝐓𝐇𝐄 𝐒𝐄𝐀𝐒𝐎𝐍!#LALIGAPOTS | #PREMIOSANUALESLALIGA
— LALIGA English (@LaLigaEN) June 5, 2026
Ai në këtë garë mposhti Kylian Mbappen, Nicolas Pepen, Vedat Muriqin dhe Pablo Fornals.
Numri 10 i Blaugranave ka pasur një sezon të shkëlqyer, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë 12 asistime, duke rezultuar të rëndësishëm në ndeshjet kyçe të sezonit. /Telegrafi/


