Please enter at least 3 characters.

Lamine Yamal shënoi për Spanjën, por rekordi i Herlovsen qëndron i pathyeshëm

2024/07/yamal.png

Lamine Yamal ka shkruar historinë me Spanjën në Kampionate Evropiane, duke shënuar gol në moshën 16 vjeç e 362 ditë dhe duke u bërë golashënuesi më i ri në këtë garë.

Ndërkohë, rekordi për golashënuesen më të re në të dyja konkurrencat e Kampionateve Evropiane mbahet nga një futbolliste.

Norvegjezja Isabell Lehn Herlovsen shënoi në Kampionatin Evropian për futbolliste në vitin 2005 kur ishte vetëm 16 vjeç e 351 ditë.

Goli i saj kundër Francës në fazën grupore ndihmoi që Norvegjia të avanconte në fazën nokaut.

Vlen të përmendet se Herlovsen është gjithashtu golashënuesja më e mirë e Norvegjisë, me një total prej 67 golash. /Telegrafi/