Please enter at least 3 characters.

Lajme të këqija për klubet e mëdha evropiane, aktivizohet klauzola e lartë e Koulibalyt

2020/02/GettyImages-1186585537-1.jpg
240:"NAPLES, ITALY - NOVEMBER 09: Kalidou Koulibaly of SSC Napoli stands disappointed during the Serie A match between SSC Napoli and Genoa CFC at Stadio San Paolo on November 09, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Kalidou Koulibaly vazhdon të jetë njëri nga mbrojtësit më të pëlqyer nga skuadrat evropiane.

Qendërmbrojtësi senegalez pritet të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar veror, pasi sipas të gjitha gjasave klubi italian do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.

Por skuadrat e interesuara për lojtarin kanë marrë një lajm të keq, pasi në kontratën e senegalezit është një pikë ku i aktivizohet një klauzolë e lartë largimi.

Nga 1 qershori i vitit 2020 aktivizohet klauzola e largimit prej 127 milionë funteve (149,8 milionë euro).

Kalidou Koulibaly. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Kësisoj skuadrat e mëdha si Manchester United, Manchester City, Chelsea, Real Madrid e PSG duhet të mendohen mirë para se të nisin bisedimet me Napolin.

Por ka një shpresë për largimin e lojtarit edhe nëse nuk paguhet klauzola, pasi Corriere dello Sport ka raportuar se Napoli do të detyrohet ta shesë vet lojtarin në verë nëse nuk siguron plasmanin në Ligën e Kampionëve.

Nëse nuk do të ketë skuadra të gatshme ta paguajnë klauzolën e tij, atëherë Napoli do të detyrohej ta shiste lojtarin edhe për një çmim më të ulët, por assesi nën 100 milionë euro. /Telegrafi/