Please enter at least 3 characters.

Lajçak zhvillon takime me përfaqësues të Finlandës dhe Çekisë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

2020/09/EiioUoKXYAExRfy-e1600846434252.jpg

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vazhduar diskutimet lidhur me procesin e dialogut.

Lajçak ka takuar gjatë ditës së djeshme ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Sekretarin çek të Shtetit për Çështjet Evropiane.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka shkruar se Bashkimi Evropian është shumë i interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetë fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot, vazhdova diskutimet që kam nisur të hënën me Ministrin e Jashtëm të Finlandës dhe Sekretarin çek të Shtetit për Çështjet Evropiane. Dy ditët e fundit ka qenë një sinjal i qartë që Bashkimi Evropian është shumë i interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe fuqishëm mbështet dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi/