Please enter at least 3 characters.

Lajçak: BE-ja duhet të vazhdojë me politikën e dyerve të hapura për Ballkanin Perëndimor

2016/01/lajcak-po-t-euml-isha-qytetar-i-bosnj-euml-s-do-t-euml-protestoja_hd.jpg

Ministri sllovak i punëve të jashtme dhe për çështje evropiane, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se është e patjetërsueshme që BE-ja të vazhdojë me politikën e dyerve të hapura ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, BE-ja duhet të dërgojë porosi të qarta për besueshmërinë e kësaj politike. I ftuar në një televizion në Mal të Zi, Lajçak theksoi se politika e dyerve të hapura është mjaft me rëndësi, posaçërisht për vendet në tranzicion, për të patur perspektivë të qartë për anëtarësim./Telegrafi/