Please enter at least 3 characters.

Lady Gaga zbulon befasinë e partnerit për ditëlindjen e 35-të teksa ndodhen larg njëri-tjetrit: Mezi po pres të bashkohem me ty dhe me qentë tanë

2021/03/d040b970-8fd9-11eb-afe7-ab9c5ef64f4b-e1617012172812.jpg
261:"NFL Football - Super Bowl LIV - Kansas City Chiefs v San Francisco 49ers - Hard Rock Stadium, Miami Gardens, Florida, U.S. - February 2, 2020. Picture take February 2, 2020. Lady Gaga and Michael Polansky leave after the game. REUTERS/Marco Bello - RC269F9V2VAC
7:"REUTERS

Lady Gaga - e lindur Stefani Joanne Angelina Germanotta - festoi ditëlindjen e 35-të më 28 mars.

Fituesja e ‘Oscar’ përmes rrjeteve sociale ka zbuluar surprizën që i bëri i dashuri i saj, Michael Polansky, teksa ndodhen larg njëri-tjetrit.

“Kur i dashuri ju dërgon të gjitha lulet në Romë për ditëlindjen tuaj. Të dua zemër. Mezi po pres që të jem në shtëpi me ty dhe qentë tanë, kjo është e gjitha që më nevojitet”, ka shkruar ajo.

Gaga dhe Polansky u shfaqën së bashku publikisht në 'Super Bowl' të vitit të kaluar dhe së fundmi u fotografuan në inaugurimin e Presidentit, Joe Biden.

Lady, e cila ka qenë e fejuar me aktorin Taylor Kinney dhe Christian Carino në të kaluarën, për herë të fundit ndau një imazh përkrah Michael pas performancës së saj në Ditën e Inaugurimit.

Në foto, çifti u shfaqën duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin teksa po mbanin maskat në fytyrë.

Gaga ndërkohë prej vitesh është pjesë e tregut muzikor ndërkombëtar dhe njihet për hitet si “Alejandro”, “Papparazi”, “Poker Face” etj.

Edhe pse filloi si muzikante, puna e saj përfshihet edhe në televizion, film, modë e filantropi. /Telegrafi/