Please enter at least 3 characters.

Lady Gaga do të paraqitet në Oscars vetëm nëse nominohet në ndonjë kategori

2018/11/GettyImages-1059405532.jpg
287:"BEVERLY HILLS, CA - NOVEMBER 08: Lady Gaga attends the SAG-AFTRA Foundation's 3rd Annual Patron of the Artists Awards at the Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on November 8, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Tommaso Boddi/Getty Images for SAG-AFTRA Foundation)
32:"Getty Images for SAG-AFTRA Found

Artisten pritet ta shohim me një super paraqitje duke performuar në kolonën zanore të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars.

Këtë e ka pohuar gjatë një interviste me revistën e mirënjohur "Variety", por Lady Gaga e ka një kusht.

E gjithë kjo do të realizohet vetëm nëse kënga nominohet për Oscar, gjë që ka shumë gjasa të ndodhë.

Shumë kritikë të artit e parashikojnë filmin "A Star is Born" se do të lërë gjurmë në shfaqjen e këtij viti.

“Do ta bëja 100% nëse nominohet. Madje kam folur dhe me Bradleyn dhe ai më mbështet në këtë. Kemi folur dhe për performacën dhe çfarë do të bëjmë në skenë, mund t’ju them që do të jetë diçka cool dhe jo e zakontë”, është shprehur këngëtarja e “Bad Romance”.

Ndryshe, Gaga është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë një bumër të madh të koncerteve gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/