Please enter at least 3 characters.

Lacazette në radarin e Barcelonës

2019/05/Lacazette-9.jpg
291:"NAPLES, ITALY - APRIL 18: Alexandre Lacazette of Arsenal celebrates after scoring the 0-1 goal during the UEFA Europa League Quarter Final Second Leg match between S.S.C. Napoli and Arsenal at Stadio San Paolo on April 18, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi i madh spanjoll, Barcelona thuhet se po e vështron sulmuesin francez të Arsenalit, Alexandre Lacazette .

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona do të shqyrtojë një transferim të verës për francezin Lacazette.

Kjo do të ndodhte nëse ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i refuzon ata për të dytin vit me radhë.

Ylli francez i Atleticos ka qenë prej kohësh një objektiv për Barcën, por zgjodhi të qëndrojë vitin e kaluar.

Lacazette duke festuar një gol me fanellën e Arsenalit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Kështu, Lacazette ka dalë si një zgjedhje e dytë nëse një marrëveshje për Griezmann nuk mund të bëhet.

Interesante e gjithë kësaj është se sulmuesi i Arsenalit ndan agjentin e njëjtë me drejtorin e Barcelonës, Eric Abidal. /Telegrafi/