Labinot Bajrami dhe babai i tij dënohet nga Zurich, pasi ky i fundit e gjuajti me çadër trajnerin
FC Zurich ka reaguar pas skandalit në ndeshjen me Zug ku fituan 2-0, por rezultati nuk ishte temë e mediave, por momenti kur babi i lojtarit shqiptar, Labinot Bajrami, gjuajti me çadër trajnerin Ricardo Moniz. Talenti 19 vjeçar, Labinot Bajrami, i cili së fundmi nënshkroi kontratë profesionale deri në vitin 2028, do të degradohet në U21. “Për shkak të mosdisiplinës së tij dhe përgjigjes së tij vulgare ndaj udhëzimeve taktike të trajnerit, ai u transferua menjëherë përkohësisht në ekipin U21 në FC Zurich,” njoftoi klubi.Po ashtu babai i Bajramit është dënuar, pasi ishte ai që e gjuajti me çadër trajnerin Moniz.
Tre ditë pas ngjarjes, Moniz nuk është shëruar ende plotësisht, por ai drejtoi stërvitjen gjatë javës dhe patjetër dëshiron të vazhdojë si trajner i Zurich.


