Labi flet rreth deklaratës për luftë të Daut Haradinajt: Do të jem ushtar i Kosovës
Labinot Tahiri ka reaguar rreth deklaratës së Daut Haradinajt në lidhje me ndalimin e vëllait të tij Ramushit në Francë.
Këngëtari i ka dalë në mbrojtje Haradinajt, duke shtuar që nuk duhet të merren shumë se çka thotë Serbia e cila po i cilëson si kërcënuese deklaratat e Daut Haradinajt.
Kandidati i AKR-së për kryetar të Ferizajt në këtë shkrim ka shtuar se edhe pse nuk ka pas mundësi të jetë ushtarë i ndonjërit nga komandantët apo gjeneralët e UÇK-së, megjithatë do të jetë ushtarë i Kosovës dhe i trojeve të veta në formën të cilën e kërkon koha.
Më poshtë e keni shkrimin e plotë të Labit:Vendi ku ne kohen moderne po i behet amin Serbisë!!Mos u merrni me deklarata te Vuqiqit, injoroni ato.O bashk-gjaku im, mos i rritni fort mizat për ti ba bualll!Atë deklaratë të cilat i quan Serbia Kercnime të Daut Haradinajt, ato nuk ka pse i thot Vuqiqi, Daqici, apo Miliqi apo Piliqi.Nuk e tha Gjeneralo, se ne shqiptarët do ti largojmë Serbet ne Kosova asnjëherë edhe pse duhet te kërkojnë falje për shkak atyre padrejtësive që i’a shkaktuan Shqiptarëve! Jo, jo, nuk e kishte atë mendim, Gjeneral Daut Haradinaj, e foli drejtësinë dhe atë drejtësi e miratoj edhe unë edhe plot të tjerë edhe pse nuk pata fatin të jem ushtarë i ndonjërit nga komandantët apo gjeneralët e luftës se UÇK-së. Mjafton që jam dhe do jem Ushtarë i Kosovës dhe i trojeve të mia ne format të cilat i kërkon koha, por, edhe ne forma të ndryshme çka ka te bej me drejtësi jam për ta bërë Betimin.Ne ketu po flasim për drejtesi!Drejtesi nuk mund ta quajmë mbajtjen e Heroit tonë Ramush Haradinaj atje ne France që nesër ta dënoj Serbia, atëherë pra te gjithë le ti dënon Serbia jo vetëm një Haradinaj. prandaj e mbështes atë si do që ta quajnë të tjerët.Ajo që po i ndodh Ramushit, u ka ndodh shumë heronjve te tjerë prandaj mos u merakosni nga deklaratat e tilla të Dautit Haradinaj sepse atij i flet zemra, e jo servilizmi.!


