Kylie Jenner provokon me poza në bikini nga pushimet në plazh
29/03/2026
Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me disa fotografi provokuese nga pushimet buzë detit.
Ylli 28-vjeçare publikoi në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqet me bikini bezhë, duke vënë në pah format e saj trupore.
Me flokë të lëshuara në onde dhe në një sfond piktoresk, ajo pozon në rërë dhe pranë ujit, duke theksuar linjat e saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.
Postimet vijnë në një periudhë kur marrëdhënia e saj me Timothee Chalamet vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Paralelisht me imazhet nga pushimet, Jenner po bën lëvizje edhe në biznes, duke nxjerrë në shitje vilën e saj luksoze në Hidden Hills për mbi 20 milionë dollarë (18.8 milionë euro). /Telegrafi/


