Please enter at least 3 characters.

Kylie Jenner frikësohet pasi dikush pranë shtëpisë së saj doli pozitiv me coronavirus

2020/05/GettyImages-1020326120.jpg
188:"NEW YORK, NY - AUGUST 20: Kylie Jenner attends the 2018 MTV Video Music Awards at Radio City Music Hall on August 20, 2018 in New York City. (Photo by Nicholas Hunt/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Bukuroshja Kylie Jenner tash e sa kohë ka qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj luksoze në vlerë 36.5 milionë dollarë, bashkë me vajzën, Stormi.

Modelja në episodin e fundit të "Keeping Up With The Kardashians", tregoi se u ndje e tmerruar kur mori vesh se një fqinj i saj ishte i infektuar me COVID-19.

22-vjeçarja nuk e identifikoi personin, mirëpo shprehu frikën e saj për faktin që dikush shumë pranë saj ishte i infektuar me virusin më të diskutuar të momentit në botë.

“Kjo është thjesht e frikshme, kur dikush kaq afër shtëpisë doli pozitiv”, u shpreh ajo me një ton të zymtë.

Përndryshe, familja Kardashian-Jenner kanë bërë të ditur se në episodin e ardhshëm do të flasin për krizën shëndetësore dhe qëndrimin mbyllur në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Kylie Jenner (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)