“Unë kurrë nuk kam dashur të largohem nga Manchester City. Jemi skuadra më e mirë në botë, unë doja vetëm të largohesha nga Anglia. E dija që në media do të bëhej shumë “zhurmë” për mua. Isha pranë transferimit te Bayern Munich, një klub i madh".
"Por, në fund nuk munda të braktisja gjithçka. Jam ende në Angli dhe pavarësisht dhimbjes dhe emocioneve, unë ende mund të takoj fëmijët e mi dhe të dërgoj djalin tim në futboll. Në Gjermani nuk do të mund ta kisha bërë diçka të tillë", deklaroi Walker.


