Ky pritet të jetë emri i ri i klubit, Kosova e Vushtrrisë
27/06/2015
FFK beson fuqishëm se nga viti i ardhshëm skuadrat tona do të garojnë në arenën ndërkombëtare.
Drejtuesit e Kosovës së Vushtrrisë e kanë pranuar këtë vendim, dhe janë duke menduar për emrin e ri.
“Ne jemi informuar nga Federata dhe zyrtarisht nuk kemi vendosur asgjë. Mirëpo, 99 për qind ne klubit do t’ia lëmë emrin Vushtrria, meqenëse fjala Vushtrri edhe ashtu ka qenë pas asaj Kosovë”, deklaroi për GazetaOlle.com, Bekim Pantina, zyrtar i lartë i klubit vushtrrias.
Krahas Kosovës së Vushtrrisë, edhe Kosova e Prishtinës duhet ta ndryshojë emrin. (Gazeta Olle)


