Please enter at least 3 characters.

Ky është sulmuesi që hodhi veten në ajër në stadium (Foto)

2016/03/Sulmuesi.jpg

Sulmuesi vetëvrasës që hodhi veten në ajër mes turmës në një stadium që la të vdekur 65 persona, raportohet të jetë një adoleshent identitetin e rremë e të cilit Shteti Islamik e ka prezantuar si Saifullah al-Ansari.

Ngjarja ka ndodhur sot në një stadium të vogël në Iskandariyah pranë qytetit të Bagdadit, kur një sulmues vetëvrasës aktivizoi jelekun e tij plot me eksploziv, transmeton Telegrafi.

Deri më tani përgjegjësinë për sulmin e tmerrshëm e ka marrë organizata terroriste Shteti Islamik, që jo rrallëherë shfrytëzon fëmijët për misione vdekjeprurëse. /Telegrafi/