Please enter at least 3 characters.

Ky duhet të jetë trajneri i Interit sipas Icardit

2016/11/icardi-2-e1478471415876.jpg

Mauro Icardi mbështet zgjedhjen e Stefano Pioli për trajner të Interit, pasi sipas tij është më mirë që të ketë një strategu italian që tashmë e njeh Serie A.

Kapiteni i Interit mendon se skuadra e tij ka nevojë për një trajner që e njeh mirë kampionatin italian, pasi nevojitet të ndiqet objektivi i skuadrës, kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

“Nëse një strategu italian arrin kjo do të jetë më mirë për ne, sepse ai tashmë e njeh Serie A”, ka thënë Icardi pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Ne jeni gati në Krishtlindje, nuk kemi kohë për të humbur”.

“Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është ende objektivi ynë, do të shohim se ku jemi në maj”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/