Please enter at least 3 characters.

Kuvendi sot bashkon të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme

2023/10/kuvendi-i-kosoves-i-zbrazet-1068x709-1.jpg

Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka thirrur seancë shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës - përparim dhe proces”.

Siç bëhet e ditur në njoftim, seanca do të nisë në ora 11:00, transmeton Telegrafi.

Në fillim të seancës do të deklarohet Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pastaj Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave Deputete.

Po ashtu fjalime do të mbajnë edhe Albana Gashi nga LVV, Flora Brovina nga PDK, Besa Gaxherri nga LDK, Teuta Haxhiu nga AAK dhe Müfera Srbica-Şinik nga Grupi Multietnik./Telegrafi/