Please enter at least 3 characters.

Kuvendi miraton të mërkurën Projektligjin për Obiliqin

2016/11/15233681_10211989566272437_2056233334_o.jpg

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me të cilin diskutoi për Projektligjin për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij. Ky projektligj ishte hartuar nga Kuvendi dhe miratimi i tij pritet të bëhet në seancën e 30 nëntorit.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryetari Gashi theksuan rëndësinë e madhe që ky projektligj ka për qytetarët e komunës së Obiliqit, të cilët janë duke pësuar jashtëzakonisht shumë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre nga efektet e ndotjes industriale.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se përveç mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të qytetarëve, ligji parasheh edhe një klauzolë, e cila i mundëson komunës së Obiliqit të përfitojë financiarisht 20 për qind nga vlera e tatueshme si fitim. /Telegrafi/