Kuvendi Komunal shtyn propozimin për dhënien e pronës ambasadës së Shqipërisë
14:"Ridvan Slivova
25/07/2017
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shtyrë për një ditë tjetër propozim-vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatgjatë ambasadës së Shqipërisë.
Kërkesa për shtyrjen e këtij diskutimi është bërë nga asamblistët e Lidhjes Demokratike në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Kuvendi Komunal në këtë mbledhje pritet që të flas edhe për xhaminë e re në Prishtinë, sigurinë në shkolla dhe disa pika tjera.


