Please enter at least 3 characters.

Kuvendi Komunal në Mitrovicë voton për hapjen e rrugës "Ali Zeneli"

2024/09/461088454_447458884997861_9143755699844947873_n.jpg

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut sot ka votuar për hapjen e rrugës "Ali Zeneli".

Kështu ka njoftuar nënkryetari i kësaj komune, Arian Tahiri, shkruan Telegrafi.

Tahiri ka thënë se hapja e kësaj rruge është një hap i rëndësishëm për qytetin e Mitrovicës dhe banorët e asaj lagjeje.

"Vendosmëria jonë për hapjen e rrugës "Ali Zeneli" u shpërblye dhe është tregues i qasjes tonë për çdo problematikë", ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë tutje se janë të vendosur për t'i zgjidhur edhe shumë probleme tjera në Mitrovicë. /Telegrafi/