Kuvendi i Maqedonisë shkarkoi një ministër dhe emëroi një tjetër
13/10/2016
Me kërkesë të kryeministrit teknik, Emil Dimitriev, kuvendi votoi Bejxhan Iljas, për ministër pa resor, duke shkarkuar paraprakisht ministrin Furkan Çako, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas profesionit, Iljas është mjek specialist në spitalin klinik të Tetovës, këshillëtar në komunën e Tearcës dhe zv. kryetar i Partisë Demokratike të turqve./Telegrafi/


