Please enter at least 3 characters.

Kuvendarët shqiptarë të veriut konsultohen me ministrin Ferati, do ta votojnë marrëveshjen (Foto)

2017/02/konsulta-me-feratin1.jpg

Kuvendi Komunal të Mitrovicës së veriut ka ndërprerë punimet e seancës së jashtëzakonshme, pas kërkesës së kuvendarit Bashkim Cimili për një pauzë.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit, aktualisht kuvendarët shqiptarë të Mitrovicës së veriut po konsultohen me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, për të marrë garanci nga ai se marrëveshja e arritur nuk dëmton projektin bazë të revitalizmit të urës dhe nuk cenon interesat e qytetarëve shqiptarë atje.

Telegrafi merr vesh që asamblistët shqiptarë, pas konsultave të bëra me minsitrin, do të votojnë pro kësaj marrëveshje./Telegrafi/