Please enter at least 3 characters.

Kushtetuesja: Nuk ka pengesë ligjore, bujqit mund t'i marrin subvencionet

2016/03/Bujk.jpg

Gjykata Kushtetuese vendosi në të mirë të bujqëve në lidhje me subvencionet të cilat duhet t'i marrin, por që ende nuk është reliazuar kjo e drejtë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pra, bujqit nuk ka nevojë të presin formimin e qeverisë së re që t'i marrin ato. Kushtetuesja konsideron se nuk ka pengesë ligjore që Ministria e Financave të mos i lëshojë paratë e destinuara për bujqit, para se të formohet qeveria.

Përndryshe, Qeveria duhet të paguaj subvencionet e vitit 2016, por ka bujq që nuk i kanë marrë as subvencionet e vitit 2014 dhe 2015./Telegrafi/