Please enter at least 3 characters.

Kush e shtyri prokurorin Wendorf t'i shkruajë letër Presidentes?

2016/01/kush-e-shtyri-prokurorin-wendorf-t-i-shkruaj-euml-let-euml-r-presidentes_hd.jpg

Megjithatë, po kërkohet një hetim për të zbuluar se kush në fakt qëndron prapa këtij prokurori, i cili i ka shkruar një letër presidentes duke kërkuar mosdekretimin e Lumezit për kryeprokuror.

“Ai është nxitur nga faktorë vendës për të shkruar këtë letër”, kanë thënë zyrtarë të huaj në kushte anonimiteti. Ky është skandali i fundit që ka përfshirë misionin e BE-së për sundim të ligjit.

Ndryshe, prokurori Wendorf i ka kërkuar falje kryeprokurorit Lumezi, duke thënë se akuzat të cilat i kishte adresuar kundër tij, në letrën kundër tij, i kishte dëgjuar nga thashetheme të rrugës.

Pavarësisht kësaj, shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, ka ftuar Qeverinë dhe popullin e Kosovës që t’i bashkohen misionit që ai drejton në luftën kundër krimit e korrupsionit, ani pse e ka pranuar se misioni nuk i ka arritur objektivat në luftën kundër korrupsionit. Madje, gati sa nuk e ka cilësuar mision të dështuar, shkruan sot Koha Ditore.