“Kush e dëgjon Mourinhon, rrezikon jetën” (Video)
Loja e propozuar nga e përditshmja angleze “Sun” është e thjeshtë: diskutimi i çështjes së nxehtë Mourinho-Eva Carneiro me lojtarin që i ka mbijetuar një infarkti në fushën e Tottenham Hotspurs më 17 mars 2012-të falë ndërhyrjes së stafit mjekësor.
Fjalët e tij janë një akuzë e rëndë në drejtim të trajnerit portugez në lidhje me fjalosjen me mjeken e klubit të Chelseat, Carnerio. “Siguria e një futbollisti është një prioritet. Kur një lojtar dëmtohet, mjekët kanë për detyrë ta ndihmojnë. Nëse një mjek duhet të ndjekë idetë e Mourinhos një futbollist mund të rrezikojë vdekjen”, transmeton Telegrafi.
Këto deklarata janë publikuar edhe nga media të tjera dhe Mourinho nuk duhet të jetë shumë i kënaqur. Por futbolli, siç dihet, e ka memorien e shkurtër.
Mbijetesa e Muambas tre vite më parë ka ardhur për shkak të disa rregullave që zbatohen në stadiumet angleze, pikërisht falë kërkesave të bëra nga trajneri portugez. Kur më 14 tetor 2006 në një përplasje loje, gjatë ndeshjes Chelsea-Reading, portieri Petr Cech ka pësuar një frakturë në kokë, Mou ka akuzuar autoritetet e futbollit britanik se nuk bëjnë aq sa duhet për të ruajtur futbollistët.
Ndihma për Cech ka ardhur pas katër minutash dhe në atë kohë në stadiumet angleze nuk ishte parashikuar prania e ambulancave. Nëntë vite më vonë bota ka ndryshuar: ambulancat janë aty, mjekët futen në fushë dhe Mourinho zemërohet. /Telegrafi/


