Please enter at least 3 characters.

Kush do ta zëvendësojë Navalnyn si opozitar dhe kritik të Putinit

2024/02/Screenshot-2024-02-17-084404-e1708161139119.png

Një politikan i shquar rus, i cili gjendet në mërgim, i ka thënë BBC-së se "përpjekjet e Alexei Navalny nuk do të shkojnë huq" - por ai mendon se njerëzit që mund të sfidojnë presidentin rus, Vladimir Putin nuk do të jenë figura të "opozitës tradicionale".

Ilya Ponomarev, ish-deputet rus që tani jeton në Ukrainë, tha se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022, kërcënim për Kremlinin kanë qenë "njerëzit që në të vërtetë luftojnë".

Ai veçoi Legjionin e Lirisë së Rusisë me bazë në Ukrainë - grup paraushtarak që ka realizuar një numër aksionesh sabotuese në Rusi; dhe gjithashtu atë që ai e përshkroi si një "lëvizje rezistence urbane" aktive në të gjithë Rusinë.

"Kjo është një opozitë ruse e gjeneratës së re", tha Ponomarev, duke shtuar se së shpejti do të kthehet në Rusi "me një tank ose një automjet të blinduar", raporton bbc.

Ponomarev u bëri thirrje politikanëve në Perëndim që të kuptojnë "se kjo luftë mund të përfundojë vetëm në një mënyrë: me largimin e Putinit nga zyra dhe shkatërrimin e 'Putinizmit' si një version modern i 'fashizmit'".

Ndryshe, Alexei Navalny ka vdekur gjatë ditës së djeshme në një qeli në Arktik, ku po vuante disa dënime. /Telegrafi/