Please enter at least 3 characters.

Kurti i dërgon letër urimi Ylfete Fanajt pasi u emërua Këshilltare Qeveritare në Zvicër

2023/05/Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-2-e1685169276770.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi kosovares Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni, e cila së fundmi u zgjodh Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës.

Duke e cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme, Kurti ka thënë se posti që mban sot është i pari për një person me rrënjë nga Kosova dhe kështu shënohet edhe moment historik për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër.

Ai ka kërkuar nga Fanaj që teksa i shton përgjegjësitë si Këshilltare e Qeverisë, ta kujtojë përherë se i mban me vete shpresat dhe aspiratat e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë dyshim se do të nxirrni ekspertizën, përkushtimin dhe pasionin tuaj për t’i shërbyer qytetarëve të Lucernit me integritetin maksimal”, thuhet në letër.

Në letrën e tij, Kurti gjithashtu e ka ftuar atë për një vizitë në Kosovë për të biseduar për bashkëpunim të mëtejshëm./Telegrafi/