Please enter at least 3 characters.

Kurti: GJND-ja na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, nuk është vonë për ta përdorur

2020/02/Konference-Albini-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-e1583149830745.jpg

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se 10 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në favor tonin, duke konstatuar se shpallja e pavarësisë nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dështimi i Serbisë në GJND nuk u shfrytëzua nga Kosova.

“GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:10 vjet u bënë sot nga mendimi këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) i cili konstatoi që Serbia nuk kishte të drejtë në pretendimin e saj se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Rezultati i qëndrimeve të gjyqtarëve të GjND-së ishte 10 me 4 në favor tonin. (Mbaj mend se nga deponimet e shteteve mike, mbresa të posaçme më pat lënë ajo e Prof. Martti Koskenniemi që përfaqsonte Finlandën.)Dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova. Është për të ardhur keq që në këtë dekadë ky mendim i GjND-së më së shumti u përmend te fusnota që iu mbivendos emërtimit të Kosovës. Në vend se ta forcojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe shtetëndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, duke e mbuluar rëndësinë e këtij vendimi dhe duke lejuar që të krijohet përshtypja se Kosova po rinegocion statusin e saj.GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur. /Telegrafi/