Please enter at least 3 characters.

Kurti emëron Florim Isufi këshilltar për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit

2016/07/Florim-Isufi1.jpg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas komunikatës, bashkëpunimi i tyre tani do të vazhdojë si pjesë e kabinetetit.

“Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij. Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/