Please enter at least 3 characters.

Kur vjen puna te golat nga gjuajtja e lirë, Messi lë pas edhe skuadrat nga top pesë ligat evropiane

2018/12/Lionel-Messii-e1544310247751.jpg
247:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 08: Lionel Messi of Barcelona scores his team's fourth goal during the La Liga match between RCD Espanyol and FC Barcelona at RCDE Stadium on December 8, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona fitoi ndaj Espanyolit në La Liga me rezultat 0-4, dy nga golat i shënoi Lionel Messi, të dy nga gjuajtjet e lira.

Argjentinasi në vitin 2018 ka nëntë gola nga gjuajtjet e lira në La Liga, më shumë se çdo skuadër tjetër në top pesë ligat evropiane.

Skuadrat që e rivalizojnë sadopak yllin e Barçës janë Lyoni nga Ligue 1 dhe Levante.

Skuadra franceze ka shënuar pesë gola deri më tani (tre ia ka shënuar Memphis Depay), kurse 'Lakuriqët' kanë shënuar katër gola, të gjithë i ka shënuar shqiptari, Enis Bardhi.

Ndërsa nga nëse numërojmë golat nga gjuajtja e lirë që nga viti 2014, 31-vjeçari i Barçës ka shënuar 19 gola, duke i lënë pas skuadrat si: Juventusi (18), Lyoni, Real Madridi, Roma (18), Bayern Munich (13), Sampdoria, Monaco, PSG (12), Chelsea, Liverpooli, Milani (11).

Por, ky nuk ishte rekordi i vetëm që Leo e arriti në derbin lokal ndaj Espanyolit.

Ai me dy golat e tij u bë lojtari i parë në histori të kampionatit elitar spanjoll që arrin të shënojë më shumë se 10 gola në 13 sezone radhazi. /Telegrafi/