Please enter at least 3 characters.

Kur mushkëritë t’iu jenë mbushur me mukozë, kjo metodë natyrale do t’ju ndihmojë

2017/03/clearing-extra-mucus-300x160@2x.png

Kur rrugët tona të frymëmarrjes të jenë të bllokuara nga mukoza, ajo menjëherë ndikon në mushkëri dhe ato nuk mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë efikase.

Mukoza është substancë e rrëshqitshme të cilën e krijon trupi jonë në sasi të mëdha, rreth 1-2 litra në ditë, por zakonisht e largojmë përmes pështymës. Sidoqoftë, kur një person vuan nga gripi, prodhimi i mukozës rritet dhe bllokohen kanalet e frymëmarrjes, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ekziston një mënyrë krejtësisht natyrale dhe e shpejtë për ta hequr mukozën nga mushkëritë.

Përbërësit:

- Xhenxhefil

- Uthull molle

- Vaj kokosi

- Mjaltë

Preni një copë xhenxhefili të freskët në copa të vogla dhe vendoseni tenxheren mbi zjarr, bashkë me 2 gota ujë.

Lëreni të vlojë dhe pastaj e lini të ftohet 15 minuta. Kur të ftohet, vendoseni në një tas xhami dhe futeni në frigorifer.

Kurdo që jeni me grip dhe ndjeni se mushkëritë i keni të mbushura me mukozë, vetëm shtojani 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë uthull molle dhe 1 lugë gjelle vaj kokosi pijes së përgatitur paraprakisht dhe pijeni. /Telegrafi/