Kur lojtari më i mirë bëhet barrë: Dortmundi ndëshkon yllin e ekipit që nuk i përshëndeti bashkëlojtarët e skuadrës
Futbolli është një sport ekipor dhe çdo pjesë e ekipit duhet të funksionojë pa probleme në çdo nivel nëse do të ketë sukses, dhe klubet me yje të mëdhenj shpesh hasin probleme.
E tillë është situata këto ditë te Borussia Dortmund, ku ylli i tyre kryesor, Karim Adeyemi, po bëhet një barrë gjithnjë e më e madhe për ekipin.
Adeyemi është i pakënaqur që klubi nuk e shiti atë këtë verë gjatë afatit kalimtar dhe aktualisht po përpiqet të ushtrojë presion mbi bordin që ta bëjë këtë në janar, dhe për sjelljen e tij tani do të ndëshkohet.
Konkretisht, Adeyemi u zëvendësua në minutën e 60-të në fitoren e Dortmundit ndaj Monchengladbach në Kupën e Gjermanisë, dhe për shkak të kësaj ai ishte dukshëm i frustruar, kështu që vendosi të mos i përshëndeste shokët e ekipit, por të shkonte direkt në dhomën e zhveshjes.
Për këtë, ‘Milionerët’ do ta ndëshkojnë, gjë që u konfirmua nga drejtori sportiv Sebastian Kehl.
"Zëvendësimi i tij ishte plotësisht i justifikuar. Ai nuk luajti mirë dhe do të ndëshkohet për sjelljen e tij. Sigurisht që kemi tema për të folur pas gjithë kësaj. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, ashtu si trajnerit dhe shokëve të tij të ekipit", ka thënë Kehl.
Ndryshe, Adeyemi dëshiron të shkojë në Ligën Premier, ku disa klube e duan atë, por Dortmund nuk e lejoi të bënte një transferim këtë verë.
Kontrata e Adeyemit skadon në verën e vitit 2027, kështu që Dortmundi ka të ngjarë të detyrohet ta shesë atë për të shmangur një situatë në të cilën lojtari i kombëtares gjermane do të largohej nga klubi falas. /Telegrafi/


