Please enter at least 3 characters.

Kuka: Jahjaga e harroi Majlindën

2016/01/kuka-jahjaga-e-harroi-majlind-euml-n_hd.jpg

Driton Kuka, trajneri i xhudistes pejane, Majlinda Kelmendi, ka kritikuar krerët e vendit pasi nuk e uruan Kelmendin për suksesin e saj në Rusi, raporton Tribuna.

Majlinda tani është xhudistja që kryeson gjithë xhudon botërore me pikë, teksa krerët e vendit nuk e morën mundin ta urojnë atë për një sukses të tillë.

“Kosova e vogël me 2 milionë, për herë të parë shquhet si shteti me sportisten e cila sot për sot quhet ‘Mbretëresha e Botës’ nga mediet e huaja. Kaluan një javë e disa njerëz qe udhëheqin shtetin ende se kanë uruar Majlindën!”, shkroi në rrjetet sociale, Kuka. /Telegrafi/