Please enter at least 3 characters.

KUJTIMI

2020/05/Emily-Dickinson-scaled.jpg

Poezi nga: Emily DickinsonPërktheu: Natasha Lushaj

Nuk rritet më kujtimi
i shkulur me rrënjë:
ia ngjesh tokën përreth
të rrijë në këmbë,
ia rikrijon universin,
por s’ia mbart dot dheun.
Kujtesa e vërtetë,
i ka rrënjët në diamant
si trungu i kedrit,
kujtimin s’mund ta rrëzosh
pasi është rritur.
Sythet e tij kristal
do të shpërthejnë sërish
edhe pse
të përthyer
të shkelur
të shqyer.