Kujdestarja dënohet me burg - mediat britanike sjellin pamje të keqtrajtimit të një të moshuari me demencë, pak ditë para vdekjes së tij
Bilikesu Olagunju, një punonjëse kujdesi në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me burg pasi pamjet e kamerave të sigurisë e treguan atë duke abuzuar ndaj klientit të saj.
Sipas medive britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje tronditëse që ka ndodhur në Bexley, Kent, ku një kujdestare, është kapur në video duke keqtrajtuar fizikisht një burrë të moshuar me demencë.
Sipas tyre, bëhet fjalë për viktimën John Attard, vetëm pak ditë para se ai të ndërronte jetë.
Në pamjet e regjistruara në mbrëmjen e Krishtlindjes 2022, Olagunju e tërheq dhe e trajton atë në mënyrë të dhunshme në banesën e tij, ndërkohë që pensioneri i shpreh vazhdimisht se po e dëmton.
Kujdestari e kërcënon dhe e ngacmon duke i hedhur madje edhe marmelatë në kafe, pavarësisht se ai ishte diabetik.
Dita pas ngjarjes, John Attard u gjet pa ndjenja dhe pas 10 ditësh në spital, ai vdiq.
Familja e tij thotë se ai nuk u rikuperua më nga dhuna që pësoi. /Telegrafi/


