Please enter at least 3 characters.

Kualifikimi historik i Atalantas në Ligën e Kampionëve, Gasperini: As që e kemi ëndërruar

2019/05/GianPieroGasperinilk-e1558905401429.jpg
298:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - MAY 26: Gian Piero Gasperini head coach of Atalanta BC celebrates the victory after the Serie A match between Atalanta BC and US Sassuolo at Mapei Stadium - Citta  del Tricolore on May 26, 2019 in Reggio nell'Emilia, Italy (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, mendon se skuadra e tij do të bëjë paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve pas kualifikimit historik.

Ekipi italian shkroi një faqe të re në histori duke u kualifikuar për herë të parë në garën më të madhe evropiane për klube, pasi zuri vendin e tretë në tabelën e Serie A me fitoren ndaj Sassuolos (3-1).

"Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është diçka që nuk kemi mundur as ta ëndërrojmë më herët".

"Nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe është diçka që e kemi arritur në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi të lartë".

"Sipas mendimit tim, besoj se Atalanta do të luajë mirë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm", ka deklaruar Gasperini për Sky Sport Italia. /Telegrafi/