"Kthehem në shtëpinë e prindërve me një bebe të vogël" - Ilnisa Agolli rrëfen mes lotësh vështirësitë e jetës
Ilnisa Agolli ka rrëfyer këtë spektakël linjën e jetës, të kaluarën e vështirë si dhe për sfidat me të cilat është përballur.
Ajo ka folur për prindërit e saj si dhe për vajzën Anais, të cilën e ka rritur të vetme.
Në rrëfimin prekës, gazetarja ka zbuluar vështirësitë dhe se sa shumë prindërit e kanë ndihmuar në çdo gjë.
Rrëfimi i plotë i Ilnisës:"Kur linda unë ishin të gjithë të bindur që im atë do të sillte në jetë një djalë, i cili do të quhej Noel.Isha një fëmijë i qetë që gjithë kohën vizatonte. Gjithmonë kam ëndërruar ta kem një shtëpi, siç ajo që unë u rrita. Kjo nevojë e madhe e imja erdhi si një dhuratë me emrin Anais, e cila në fakt në jetën e saj ka të gjithë pjesëtarët e familjes por mungon figura, nuk e bëj dot.Anaisi nuk e ka njohur të atin e saj, martesa ime zgjati shumë pak, as një vit. Kthehem në shtëpinë e prindërve me një bebe të vogël në krah. Pyetja më e shpeshtë që mund t'i bëhet një fëmije është, po babin ku e ke. Jemi munduar të gjithë që të Anaisi të mos ndikojmë. është një fëmijë i mrekullueshëm, mezi po pret që unë të martohem.Përpara se të binte pandemia doja që të merrja vajzën të shkoja me një shtëpi për t'ia dalë vetë. Në momentin që ika, Goni u prek dhe e çojnë në spital. Do kemi shumë kujdes sepse ai ka tre unaza, e ka shpirtin gjithë meraqe për mua. Nuk e priti mirë hyrjen time këtu dhe ai nuk më flet dhe unë nuk e di se si më sheh dhe çfarë mendon tani që nuk jam me ta.Faktin që kam Mozën, edhe të ketë një deformim në të kuptuarin e sjelljes time këtu, me të është mami. Moza ka qenë gjithmonë aty, në krahun tim. Ka bërë një mrekulli në rritjen e Anaisit. Jam një natyrë pak e vështirë dhe i kam mërzitur shumë.Ndonjëherë më fal është pak, por ndonjëherë më fal është edhe shumë. Dashuria është ajo që të çon në shtëpi". /Telegrafi/


