Please enter at least 3 characters.

Kryetari Hyseni ofron mbështetje për fermerët me politika të drejta

Sektori i bujqësisë i Komunës së Gjilanit, vazhdon të ketë përkrahje institucionale, ku dhe nuk mungojnë as rezultatet.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fermerët në fshatin Livoç i Epërm.

“Puna e një fermeri është shembull se si mbështetja institucionale, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin e bujqësisë sjellin rezultate konkrete”, deklaroi Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit shtoi po ashtu: "Komuna, do të vazhdojë të mbështesë fermerët me politika të drejta dhe projekte konkrete, sepse zhvillimi i bujqësisë është zhvillim i gjithë qytetit". /Telegrafi/