Please enter at least 3 characters.

Kryeqyteti kërkon rregullimin e shtyllës së ndriçimit, rasti i është adresuar Ministrisë së Infrastrukturës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është informuar për dëmtimin e një shtylle të ndriçimit në rrugën magjistrale M-2, në afërsi të rrethrrotullimit.

Sipas njoftimit, shtylla e dëmtuar nuk është aset në pronësi apo administrim të Komunës së Prishtinës, por është pjesë e infrastrukturës rrugore që menaxhohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Për shkak të rrezikut të mundshëm për qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor.

Njëkohësisht, Kryeqyteti ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të ndërhyjë me urgjencë për sanimin e shtyllës së dëmtuar dhe eliminimin e çdo rreziku potencial, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe qarkullimit rrugor. /Telegrafi/